Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim zyrtar me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ku u diskutua për temat dhe shqetësimet kryesore të veteranëve.
Njoftimi për këtë takim u bë përmes një postimi në rrjetin social Facebook. ‘Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë.
Në këtë takim theksuam rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,’ thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





