Pas takimit me kryetaren e përkohshme të shtetit, Albulena Haxhiu, përfaqësuesja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, deklaroi se partia do të mbetet në opozitë dhe nuk parashikon bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Çitaku tha se zgjedhja e presidentit nuk është thjesht një vend pune, por një proces që ka ndikim të drejtpërdrejtë në vazhdimësinë e qeverisjes. “PDK-ja ka pozicion të qartë politik: ne do të jemi në opozitë, por jemi të interesuar që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më parë për të adresuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.
Jemi larg me Lëvizjen Vetëvendosje, përveç nëse nuk përqendrohemi te kjo e qartë.
Nuk do të bashkëpunojmë në qeverisje, por do të angazhohemi për interesat e qytetarëve.
Zgjedhja e presidentit është jetike për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, sektorin privat, lirinë e medias, ligjin dhe edukatën.
Lëvizja Vetëvendosje ka nevojë për një qeverisje të qëndrueshme për katër vite,” tha ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





