KRU ‘Gjakova’ ka njoftuar se ekipet e saj kanë hasur në sasi të mëdha mbeturinash gjatë ndërhyrjes për zhbllokimin e tri pusetave të kanalizimit në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ në Gjakovë.
Në këtë lokacion hasen mbeturina të tilla në kanalizim për herë të dytë brenda një viti, duke treguar për një sjellje të përsëritur dhe të papërgjegjshme.
Kompania bën thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit për të ruajtur infrastrukturën publike.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





