Detajet e fundit rreth vdekjes së Chris Anne Affleck, nënës së aktorëve Ben dhe Casey Affleck, kanë ardhur në dritë.
Certifikata e vdekjes tregon se ajo ndërroi jetë më 2 qershor në shtëpinë e Ben Affleck në Los Angeles, për shkak të një arresti kardiopulmonar.
Chris Anne vuante prej muajsh nga kanceri në pankreas, i cili kontribuoi në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore.
Në moshën 83-vjeçare, ajo u nda nga jeta në gjumë, pasi ishte diagnostikuar me kancer në dhjetor.
Pak ditë para vdekjes, arriti të përmbushi njërën nga dëshirat e saj të fundit, duke marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të nipit të saj, Atticus.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





