Kevin Kodra, grimeri i njohur me origjinë shqiptare, propozon partnerin për fejesë në një moment romantik në Sicili

Grimeri Kevin Kodra ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të veçanta të jetës private duke i propozuar për fejesë partnerit të tij, Christian Schiavone, në një atmosferë të veçantë në Sicili.

Kevin ka publikuar pamje nga ky çast i paharrueshëm në rrjetet sociale duke shprehur dashurinë dhe emocionet për të, duke shkruar një dedikim prekës për Christian: “Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia.

Të dua, bubba”.


- Advertisement -

Reagimet pozitive dhe urimet nga ndjekësit nuk kanë munguar për çiftin e ri në këtë kapitull të ri të marrëdhënies së tyre.

Kevin Kodra është një grimer dhe krijues përmbajtjeje me origjinë shqiptare, i rritur në Kanada.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -