Rritja e Goditjeve në Zemër dhe Tru në Gjirokastër: Çfarë Thotë Mjekja për Shkaktarët dhe Trajtimin

Goditjet në zemër dhe ato në tru kanë pësuar rritje në këtë periudhë të nxehtë në Gjirokastër.

Shefja e urgjencës Jona Leka thotë se shifrat në të dyja rastet kanë qenë pothuajse të njëjta dhe pacientet kanë marrë trajtim të menjëhershëm.

Sigurisht që temperaturat e larta kanë pasur ndikim të madh, por Leka vendos theksin te kujdesi i vazhdueshëm që duhet treguar për shëndetin kryesisht nga ata që kanë hasur më parë problematika me zemrën dhe trurin.


- Advertisement -

Grup-mosha më e prekur është ajo mbi 50 vjeç, me faktorë rreziku të lidhur kryesisht me stilin e jetesës, trashëgiminë, temperaturat e larta të ambientit dhe mungesën e kontrolleve shëndetësore rutinë.

Gjatë muajve qershor dhe korrik në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ janë konfirmuar 20 raste infarkti dhe goditje në tru, duke treguar rritje të shqetësuese në numrin e pacientëve të prekur. /RTSH Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -