Një tërmet me magnitudë 3.9 është ndjerë sot në mëngjes në Shqipëri.
Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, lëkundjet janë regjistruar në ora 07:52, sipas kohës lokale.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 12 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe rreth 44 kilometra në juglindje të Tiranës.
Deri më tani, nuk ka raportuar dëme materiale apo lëndime personash si rezultat i këtyre lëkundjeve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





