Komandanti i KFOR-it priti zyrtarisht komandantin e NATO-s në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaë, ka pritur të hënën në Kampin Novo Sellë komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFCNP), admiralin George M.

Wikoff.

Gjatë vizitës në Kosovë, admirali Wikoff është informuar për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe për angazhimet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të një ambienti të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.


- Advertisement -

Ai gjithashtu ka zhvilluar takime me pjesëtarë të misionit të KFOR-it, ndërsa gjeneralmajor Ulutaë e ka shoqëruar në një fluturim vëzhgues me helikopter përgjatë vijës kufitare administrative (ABL).

Gjatë këtij fluturimi, komandanti i KFOR-it i ka prezantuar admiralit Wikoff aktivitetet e patrullimit dhe praninë e trupave të KFOR-it përgjatë kësaj zone.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *