Kylian Mbappe dhe Ester Exposito: Lidhje romantike në Sardenjë

Kapiteni i ekipit francez të futbollit, Kylian Mbappe, po kalon ditët e pushimit në Sardenjë, ku u pa përsëri në shoqërinë e aktores spanjolle Ester Exposito.

Fotot e tyre të përbashkëta nga jahti luksoz tërhoqën shumë vëmendje dhe nxitën më tej thashethemet për një lidhje të mundshme.

Mbappe dhe ylli i serialit ‘Elite’ u fotografuan në resortin ekskluziv të Porto Cervo, ku shijuan një ditë relaksuese në bregdet, dhe më vonë drekuan së bashku.


- Advertisement -

Fotot tregojnë futbollistin francez në rroba banje jeshile, duke relaksuar në jaht, ndërsa Ester Expósito me bikini të kuqe të errët po shijon diellin.

Kjo nuk është hera e parë që ata janë parë së bashku në publik, pasi dyshohet se kanë qenë bashkë edhe në Miami.

Ndërsa fotot e tyre në Sardenjë kanë shtuar spekulimet për një lidhje romantike të mundshme.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *