Paraqitja e Meghan Markle si e ftuar speciale në edicionin australian të MasterChef ka rezultuar një sukses i madh për shikueshmërinë e emisionit, ndonëse ka shkaktuar reagime të ndryshme mes publikut.
Dukesha e Sussex-it u shfaq si gjyqtare e ftuar në episodin e transmetuar të dielën, ku sfidoi konkurrentët të përgatisnin një pjatë ‘të denjë për një dukeshë’.
Episodi ishte xhiruar në muajin prill, gjatë vizitës zyrtare të Meghan dhe Princit Harry në Australi.
Sipas rrjetit televiziv Network 10, emisioni u ndoq nga më shumë se 1.5 milionë shikues, duke shënuar rezultatin më të mirë për programin e së dielës që nga korriku i vitit 2023.
Shikueshmëria totale gjatë shtatë ditëve të para arriti në 1.22 milionë, ndërsa krahasuar me të njëjtin episod të vitit të kaluar, paraqitja e Meghan solli një rritje prej 16 për qind të audiencës, sipas metodës australiane të matjes Total TV.
Pavarësisht suksesit në shifra, prania e saj në emision ka nxitur debat në rrjetet sociale.
Meghan foli edhe për pasionin e saj për gatimin, duke shprehur: ‘Për mua, ushqimi dhe gatimi janë vërtet gjuha e dashurisë.
Mendoj se është një mënyrë e mrekullueshme për t’u lidhur me njerëzit. Është diçka emocionale dhe shumë e rëndësishme.
Kështu u tregoj miqve, familjes dhe fëmijëve të mi sa shumë i dua.’ Dukesha zbuloi edhe një detaj nga jeta familjare, duke treguar se djali i saj shtatëvjeçar, Archie, dhe vajza pesëvjeçare, Lilibet, pëlqejnë të hanë lakrat e Brukselit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





