50 Cent ka bërë ironi ndaj rivalit të tij të vjetër, Sean ‘Diddy’ Combs, gjatë një performance në klubin e natës LIV Beach në Las Vegas.
Ai komentoi me humor, duke thënë: ‘Mund të ishit kudo, por zgjodhët të ishit këtu.
Faleminderit’.
Më pas shtoi: ‘Mund të ishit në Fort Dix me Puffy-n në burg’, duke u referuar në institucionin federal në New Jersey, ku Diddy po vuan dënimin, sipas raportit të DailyMail.
TMZ raportoi se Diddy u përfshi në një përplasje fizike me një të burgosur tjetër.
Autoritetet e burgut FCI Fort Dix nuk kanë konfirmuar incidentin, duke mos dhënë informacione lidhur me të burgosurit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





