Kurti priti komandantin e NATO-s për diskutime mbi sigurinë në Kosovë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli të Italisë, admiralin amerikan George Wikoff.

Në takim ishte i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Kurti i uroi mirëseardhje admiralit Wikoff dhe e falënderoi për përkushtimin e NATO-s, përmes misionit të KFOR-it, në garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.


- Advertisement -

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e vazhdueshëm të NATO-s për ruajtjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -