Vonesat në trajtimin e kontesteve të punës dhe numri i lartë i vendimeve të Inspektoratit të Punës që anulohen nga gjykatat vazhdojnë të nxjerrin në pah sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Raporti i Lëvizjes FOL, bazuar në 57 raste të monitoruara gjatë periudhës 2021–2025, tregon se gjykatat anulojnë shumicën e vendimeve të kontestuara.
Gjyqtari Qerim Ademaj theksoi se Ligji për Procedurën Kontestimore trajton kontestet e punës si procedura me prioritet dhe gjykatat janë të obliguara t’i trajtojnë me urgjencë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





