Blue Ivy Carter ka bërë fjalë në një dalje familjare në koncertin e Lauryn Hill, duke u paraqitur pranë prindërve të saj, Beyonce dhe Jay-Z, si edhe ish-anëtares së Destiny’s Child, Kelly Rowland.
Me flokë kaçurrela, syze dielli vintage dhe aksesorë të artë, 14-vjeçarja u cilësua si një ‘kopje’ e nënës së saj.
Në anën tjetër, Beyonce ishte e veshur thjesht me një bluzë të gjerë me mbishkrimin ‘Hamptons’, kapelë bejsbolli dhe syze dielli, ndërsa Jay-Z iu bashkua familjes duke shijuar koncertin.
Gjatë një momenti, të tre u panë duke kënduar dhe kërcyer me hitet e Lauryn Hill.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





