Mbeten vetëm pesë ditë deri në nisjen e Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet muzikore më të mëdha në Kosovë.
Organizatorët po punojnë me intensitet për edicionin e këtij viti.
Njoftimi i fundit ka zbuluar se do të ofrohet transport falas me autobusë për pjesëmarrësit, për të lehtësuar udhëtimin drejt hapësirës së festivalit.
Autobusët e Trafikut Urban do të nisin qarkullimin në orën 11:40 dhe rikthimi fillon në orën 01:30.
Thirrja është për përdorimin e transportit publik për të reduktuar trafikun dhe për të mbrojtur mjedisin.
Me programin e performancave dhe transportin falas të organizuar, të gjitha janë gati për një edicion spektakolar të Sunny Hill Festival.
Festivali pritet të marrë pjesë mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota, me emra të njohur vendas dhe ndërkombëtarë në skenë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





