Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare në Kosovë, ku disa prej tyre raportojnë pritje të gjata dhe kolona të automjeteve, veçanërisht në hyrje të vendit.
Në Muçibabë, pritjet mund të arrijnë deri në 60 minuta me kolonë prej 300 metrash.
Në Dheun e Bardhë, hyrja zgjat rreth 50 minuta me kolonë prej 200 metrash, ndërsa dalja është më e shpejtë me pritje rreth 25 minuta dhe kolonë prej 100 metrash.
Në Bërnjak, pritjet për hyrje janë rreth 45 minuta me kolonë prej 500 metrash, ndërsa dalja realizohet brenda 3 deri në 5 minutave.
Hanin e Elezit raporton pritje me hyrje rreth 20 minuta dhe dalje deri në 40 minuta me kolonë prej 60 metrash në hyrje dhe 300 metrash në dalje.
Në Vërmicë, pritjet për hyrje janë nga 25 deri në 30 minuta, me kolona prej 250 deri në 300 metrash, ndërsa dalja kryhet për 5 deri në 10 minuta.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





