Gjilani nderon policët e rënë në detyrë: Respekt, nderim dhe mirënjohje

Në shënjestër të Ditës së Policëve të rënë në detyrë, Drejtori i Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi dhe stafi, së bashku me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, kanë vizituar familjet e policëve të rënë në detyrë.

Vizitat shënuan respektin dhe nderimin për sakrificën e Heronjve të Kosovës, që dhanë jetën në shërbim të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve.

Kujtimi për policin Lazim Rexhepi dhe policin Jahi Maliqi u nderua si shenjë respekti dhe mirënjohje për sakrificën e tyre.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -