Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, deklaron se vendi ynë rrezikon që të shkojë sërish në zgjedhje.
Caktimi i 6 gushtit si datë për konstituimin e Kuvendit nuk u bë sepse po priten zhvillimet në LDK, po përgatitet skenari i bartjes së fajit.
Kurti po e çon vendin në zgjedhje sërish.
Praktika e bartjes deri në datën e fundit për konstituimin e Kuvendit, është e gabuar.
Do të kishte logjikë që të bëheshin diskutime paraprake në mënyrë që të jemi gati për formimin e institucioneve, ka thënë Ramush Haradinaj në Tëvë1.
Nëse e dërgojmë sërish vendin në zgjedhje do të ishte një mesazh shumë i keq për partnerët tanë.
Do të ishte një thyerje e besimit edhe për votuesit tanë, theskoi Haradinaj.
Ai foli edhe për propozimet që Aleanca ia ka bërë Lëvizjes Vëtëvendosje në mënyrë që edhe ajo të kontribuoi në formimin e institucioneve.
Kryetari jonë Ardian Gjini, ka propozuar që të trajtohen disa tema serioze në mënyrë që edhe ne si Aleancë ta mbështesim formimin e institucioneve.
Secila temë është fushë e angazhimit të Qeverisë.
Këto nuk kanë qenë kushte, por propozime.
Ne nuk kemi kërkuar hise, por vetëm kemi propozuar, theksoi ish-themeluesi i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





