Ndërroi jetë nëna e aktorëve Ben dhe Casey Affleck në moshën 83-vjeçare

Nëna e Ben dhe Casey Affleck, Chris Anne Affleck, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Sipas The Hollywood Reporter, ajo ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve shëndetësore pasi u diagnostikua me kancer në pankreas.

Ajo lindi në Nju Jork, u diplomua në Harvard dhe kaloi 35 vjet si mësuese përpara se të dilte në pension në vitin 2008.


- Advertisement -

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo ishte një aktiviste e përkushtuar për të drejtat e njeriut.

Ajo u martua me Timothy Affleck dhe ata patën djemtë Ben dhe Casey.

Ata u divorcuan kur Ben ishte 12 vjeç.

Ajo u ofroi bijve të saj mbështetje të jashtëzakonshme për karrierën e tyre si aktore dhe e ndihmoi të birin, Benin, të fillonte karrierën duke e lidhur atë me drejtoreshën e përzgjedhjes së aktorëve, Patty Collins.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *