Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka kritikuar caktimin e seancës konstituive të Kuvendit për 6 gusht, duke e cilësuar atë si një veprim të vonuar dhe institucionalisht të papërgjegjshëm.
Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhet me afatin 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, të cilin Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se fillon nga dita e konstituimit të Kuvendit, në rastet kur ky ende nuk është konstituuar.
Cakolli paralajmëron se kjo do të mundë të linte Kosovën njëkohësisht pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të presidentit.
Ai thekson se koha që, sipas institucioneve, ishte lënë në dispozicion për negociata rreth zgjedhjes së presidentit, po kalon pa rezultate konkrete.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





