Kandidati për kryetar të Kuvendit, përgjegjësi e fituesit – Albulena Haxhiu

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vendimi për kandidatin për kryetar të Kuvendit i takon ekskluzivisht Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve.

Emri i kandidatit do të bëhet i ditur në seancën konstituive të Kuvendit më 6 gusht. ‘I takon Lëvizjes Vetëvendosje.

Për aq sa i takon Lëvizjes Vetëvendosje, pra është në përgjegjësinë e tyre se kush do të jetë kandidatja apo kandidati për kryetar të Kuvendit,’ tha Haxhiu.


- Advertisement -

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së takimeve për zgjedhjen e presidentit. ‘Nuk kemi kohë për të humbur dhe i gjithë fokusi duhet të jetë te takimet dhe te përpjekja serioze,’ shtoi ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -