Sunny Sandler, vajza e Adam Sandler, ka siguruar një rol në filmin e ri emocional ‘Don’t Say Good Luck’.
Sandler luan rolin e Sophie Birenbaum, jeta e së cilës ndryshon plotësisht nga ky rol.
Filmi u prodhua nga Adam dhe gruaja e tij Jackie Sandler.
Traileri e tregon Sophien pak para një audicioni të madh për shfaqjen shkollore, për të cilën ajo është stërvitur me zell.
Pak çaste para audicionit, Sofi merr një telefonatë nga i ati, i cili e njofton se kanceri i nënës së saj është rikthyer.
Më pas ajo mban lotët në skenë.
Momenti bëhet edhe më i ndërlikuar kur Sofi merr rolin kryesor në shfaqje, përkrah djalit me të cilin është e dashuruar.
Regjisorja Julia Hart tha se Sunny është jashtëzakonisht e aftë ta portretizojë rolin me një gamë të gjerë emocionesh. ‘Sunny është në gjendje të sjellë çdo emocion në çdo kohë.
Aftësia e saj për të treguar histori të ndryshme në të njëjtën skenë është vërtet e mahnitshme’, tha ajo.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





