Lionella Jakaj: Super Ylli 15-Vjeçar nga Gjakova që Po Shkëlqen në Arenën Ndërkombëtare të Muzikës

Jemi mësuar të flasim e të dëgjojmë për yjet shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max apo edhe yje si Loredana ku gjermano folësit dhe shqiptarët e njohim mjaft mirë.

Por një tjetër yll e cila është vetëm 15 vjeç çdo ditë e më shumë po shkëlqen.

Fjalë është për Lionella Jakaj, besoj se e mbani mend pasi ajo ishte artistja e vogël më e mirë në finalen e ‘The Voice Kids’ gjatë këtik viti ku performanca e saj bëri që ti mahnisë të gjithë.


- Advertisement -

Super ylli 15 vjeçare jeton me familje në Vjenë të Austrisë dje origjina e saj është nga Fshaj i Gjakovës.

Mjafton që të hyni në rrjetet e saja sociale sidomos në tik tok e të shihni sa bukur e sa me talent dhe me stil ajo bën rrep gjerman, por dëgjon dhe pëlqen shumë edhe artistët shqiptarë si Tayna, Don Xhoni, Mozzik, Getinjo, Unikatil por idhulli i saj mbetet Loredana ku edhe shkëlqeu me këngën e saj para jurisë në talent show në Gjermani.

Ajo ka 7 vjet që merret me muzikë dhe mbani mend mirë këtë emêr pasi një ditë do të listohet në yjet shqiptare me famë botëtore që në fillim i përmendem.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *