Ambasada britanike shpreh shqetësim për zhvillimet në drejtësi në Kosovë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësim për zhvillimet e kësaj jave në sistemin e drejtësisë, duke bërë thirrje për integrimin e popullsisë shumetnike të Kosovës në institucionet e drejtësisë.

Reagimi i ambasadës vjen pas , dekretimit të dorëheqjeve të shtatë prokurorëve serbë nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ambasada rikujtoi se Mbretëria e Bashkuar kishte mirëpritur Marrëveshjen për Drejtësinë të vitit 2015, e cila integroi strukturat e veriut të Kosovës në kornizën ligjore të Kosovës, duke garantuar njëkohësisht përfaqësim të konsiderueshëm të serbëve të Kosovës.


- Advertisement -

Po ashtu, ajo vlerësoi se dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 përbënin një hap prapa, duke dëmtuar interesat e qytetarëve të Kosovës. “Ne mirëpritëm reagimin e vazhdueshëm të organeve përkatëse profesionale, të cilat e kanë njohur rëndësinë që të gjitha komunitetet në Kosovë të ruajnë besimin në sistemin e drejtësisë dhe, për këtë arsye, jemi të shqetësuar nga zhvillimet e kësaj jave”, thuhet në reagim.

Ambasada britanike u bëri thirrje institucioneve që të mbështesin integrimin e popullsisë shumetnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë, me qëllim forcimin e besimit të publikut në institucionet e sundimit të ligjit. /Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *