Hysni Gucati mirëpret dënimin e Eqrem Avdullahut për kërcënim, thirrje për respekt në rrjetet sociale

Eqrem Avdullahu është dënuar me katër muaj burgim për kërcënim ndaj kreut të OVL UÇK-së, Hysni Gucati.

Këtë vendim i mirëpriti Gucati, i cili tha se kjo do t’ju shërbejë edhe tjerëve “që të mbledhin mend”. “Të kenë kujdes në rrjetet sociale, të mos fyejnë më, të mos shkruajnë palidhje edhe të mos ofendojnë pa fakte dhe pa argumente një njeri se s’ka nevojë”, deklaroi ai para mediave.

Gucati tha se padia ndaj Avdullahut nuk është e vetmja, pasi që ai i ka dërguar në gjykatë edhe 17 persona të tjerë. “Shumica prej tyre janë jashtë vendit, që punojnë në Gjermani e në Zvicër.


- Advertisement -

Shumica janë jashtë vendit”, theksoi kreu i veteranëve para mediave.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *