Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga nesër një segment i rrugës ‘Ilir Konushevci’ do të jetë i mbyllur për qarkullim për shkak të punimeve infrastrukturore.
Mbyllja do të zgjasë pesë ditë, dhe qytetarët janë inkurajuar të shfrytëzojnë rrugët alternative për të shmangur vonesat në komunikacion.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





