Paralajmërim meteorologjik për Kosovën: Stuhi lokale me bubullima pritet sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për ditën e sotme, duke njoftuar për stuhi lokale me bubullima në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat pritet të lëvizin ndërmjet 13 dhe 26 gradë celsius.

Kushtet e motit mund të shkaktojnë rrezik nga goditjet e rrufesë, përmbytje të shpejta, dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe rritje të rrezikut të zjarreve.


- Advertisement -

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ambiente të hapura gjatë stuhive, të mbrojnë automjetet nga breshëri dhe erërat e forta, dhe të ndjekin njoftimet e institucioneve kompetente.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *