Ministri i Mbrojtjes nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), Emin Hoxhaj, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut.

Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin institucional në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe të avancojë kapacitetet në fushën e sigurisë kombëtare.

Përmes saj krijohet një kornizë e qëndrueshme bashkëpunimi për koordinim institucional, shkëmbim të praktikave profesionale, organizim të trajnimeve të përbashkëta, mbështetje teknike dhe profesionale, si dhe bashkërendim në trajtimin e çështjeve që lidhen me sigurinë e informacionit të klasifikuar.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *