KEDS paralajmëron për ndërprerje të mundshme të furnizimit me energji elektrike në komunat e prekura nga moti i lig

Pas motit të lig ka prekur disa komuna në Kosovë, KEDS ka publikuar një njoftim për qytetarët.

Në këtë njoftim, KEDS ka bërë të ditur se erërat e forta, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe breshër, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në furnizim.

Ekipet e KEDS-it janë në terren në numër të shtuar dhe po monitorojnë situatën për të intervenuar menjëherë dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *