Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet dhe spekulimet e mediave lidhur me ndjekjen e tre kosovarëve që humbën jetën në aksidentin trafiku në rrugën Bllacë – Shkup.
Autoritetet thonë se organet hetimore po punojnë për të zbardhur shkakun e aksidentit tragjik dhe kërkojnë që të mos përhapen dezinformata.
Asnjë provë nuk ka dëshmuar se viktimat janë ndjekur nga një automjet tjetër, siç është pretenduar, dhe organet hetimore do të zbulojnë shkakun e vërtetë të aksidentit trafiku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





