Martin Garrix shpreh emocionet për rikthimin në Sunny Hill Festival në Prishtinë

DJ-i dhe producenti i njohur holandez, Martin Garrix, ka ndarë emocionet e tij para rikthimit në Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Artisti ka publikuar një InstaStory, ku ka shkruar: ‘Mezi pres të rikthehem në Sunny Hill Festival më pak se dy javë’.

Ylli i muzikës elektronike është një nga emrat më të mëdhenj që ka performuar në festival, ku edhe më parë ka krijuar atmosferë të veçantë me hitet e tij dhe energjinë karakteristike.


- Advertisement -

Rikthimi i Garrix në Prishtinë është pritur me entuziazëm nga fansat e muzikës elektronike, të cilët mezi presin paraqitjen e tij në skenën e festivalit.

Sunny Hill Festival ndër vite ka arritur të sjellë në Kosovë artistë të njohur ndërkombëtarë, duke e forcuar gjithnjë e më shumë pozitën e tij në skenën e festivaleve muzikore.

Me afrimin e edicionit të ri, emocionet për festivalin po rriten, derisa rikthimi i 30-vjeçarit mbetet një nga momentet më të shumëpritura për publikun.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *