Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë dhënë fjalët përfundimtare në rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Milorad Gjokoviq, ku Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar që ai të shpallet fajtor dhe të dënohet me dënimin maksimal të paraparë me ligj.
Prokurori i rastit, Ilir Morina, tha se gjatë procesit gjyqësor është provuar përtej çdo dyshimi se Gjokoviqi, i njohur me nofkën “Mici”, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe paramilitare serbe, ka marrë pjesë në kryerjen e vrasjeve në fshatin Ozdrim dhe fshatrat përreth më 7 maj 1999.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





