Paralajmërimi i IHMK-së: Ndryshime në Mot në Kosovë Sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar për ndryshim të motit pasditen e sotme.

Sipas IHMK-së, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu e shkarkim rrufesh.

IHMK-ja ka bërë të ditur se në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive të shiut, erërave të përkohshme të fuqishme, paraqitjes së breshrit.


- Advertisement -

Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit.

Për këtë arsye, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *