Influenceri kontrovers, Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan, u paraqitën në një gjykatë federale në Miami, ku po fillon procedura për ekstradimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar për akuza të reja, përfshirë përdhunim dhe trafikim seksual.
Dy vëllezërit janë arrestuar në Florida nga autoritetet amerikane pas informacionit të Prokurorisë së Kurorës në Angli dhe Uells për 38 akuza të reja ndaj tyre.
Ata kanë mohuar gjithçka dhe kanë deklaruar pafajësinë e tyre.
Gjatë paraqitjes në gjykatë, Andrew dhe Tristan ishin të veshur me uniforma burgu, të prangosur dhe të lidhur me zinxhirë në duar dhe këmbë.
Ata folën vetëm për të konfirmuar se i kuptonin të drejtat e tyre ligjore.
Avokati i tyre, Joe McBride, pas seancës, tha se vëllezërit do të kundërshtojnë ekstradimin dhe pretendoi se akuzat janë të pabazuara.
Autoritetet britanike thonë se akuzat e fundit janë për ngjarje që dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2010 dhe 2017.
Numri i pretenduar i viktimave në këtë çështje ka arritur në shtatë, duke i bërë vëllezërit të përballen me 59 akuza.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





