Kosova është përfshirë në zonën me nivelin më të lartë të rrezikut (Level 3) në parashikimin e publikuar nga European Storm Forecast Experiment (ESTOFEX), që paralajmëron një shpërthim të fuqishëm të motit ekstrem gjatë së martës dhe deri në orët e para të së mërkurës.
Niveli 3 i alarmit është shpallur për pjesë të Italisë, Kroacisë jugore, Bosnjës jugore, Malit të Zi dhe Kosovës, kryesisht për shkak të rrezikut nga breshëri shumë i madh, erërat shkatërruese dhe në një masë më të vogël, tornadot.
Meteorologët e ESTOFEX paralajmërojnë se situata atmosferike mund të rezultojë në një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem në rajon këtë verë.
Kushte shumë të favorshme për zhvillimin e stuhive parashikohen edhe për Kosovën, me mundësi të breshër shumë të madh, erëra me potencial shkatërrues dhe, në raste të izoluara, tornado.
Ekziston mundësia që stuhi të fuqishme të formuara mbi Detin Adriatik të lëvizin drejt Ballkanit dhe të ruajnë intensitetin e tyre edhe mbi territorin e Kosovës.
Qytetarëve u rekomandohet të ndjekin paralajmërimet e institucioneve zyrtare meteorologjike dhe të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë kalimit të stuhive të forta.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





