Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, punëtori i shquar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës ka lajmëruar ndarjen nga jeta të Beqir Beqirit, organizatorit dhe punëtorit të shquar të këtij institucioni kulturor.

Me angazhimin e tij të palodhshëm dhe profesionalizmin e vazhdueshëm, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në funksionimin dhe organizimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke lënë kujtime të paharrueshme për të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të.

Teatri Kombëtar i Kosovës shprehu dhimbjen për humbjen e një prej bashkëpunëtorëve të tij, për punën dhe përkushtimin që Beqiri ka dhënë gjatë viteve.


- Advertisement -

Në këto momente të vështira, Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqiri, të afërmit, miqtë dhe gjithë komunitetin artistik.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, pas faljes së namazit të drekës, në Varrezat e Dragodanit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *