Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot pritet të ketë mot me diell dhe reshje shiu në vendin tonë.
Sipas IHMK-së, priten reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë në 28 deri në 32 gradë celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, e lehtë deri mesatare me shpejtësi 2 deri në 8 metra për sekondë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





