Valdete Daka: Nuk ka marrëveshje për formimin e institucioneve të reja në politikë

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka deklaruar se nuk sheh arritjen e ndonjë marrëveshjeje ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve të reja.

Daka u mbështet në moszhvillimet e takimeve ndërmjet subjekteve politike. “Nuk besoj që qëllimi është arritja e ndonjë marrëveshje, dhe shfrytëzimi i afatit deri në ditën e fundit të afatit, tregon se nuk ka marrëveshje, se po të kishte marrëveshje do të fillonte të zhvillohej ky lëmsh i cili tashmë ka dy vjet, dhe do të krijoheshin institucionet sa më parë”, tha Daka në Klan Kosova.

Ajo shtoi se me zhvillimet që po ndodhin në politikë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *