Justin Bieber performon në finales së Kupës së Botës: Reagimi i shikuesve në rrjetet sociale

Në stadiumin MetLife në New Jersey, gjatë finales së Kupës së Botës, performoi edhe Justin Bieber, por paraqitja e tij shkaktoi shumë reagime nga shikuesit në rrjetet sociale.

Për këtë rast, Bieber interpretoi një version të veçantë të këngës ‘Everything Hallelujah’ nga albumi i tij i fundit ‘Swag’.

Ai ishte pjesë e emrave të mëdhenj të muzikës që performuan gjatë finales, duke synuar ta bënin këtë ngjarje edhe më spektakolare.


- Advertisement -

Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan performancën e këngëtarit kanadez, duke e cilësuar si të papërshtatshme për atmosferën e një finaleje të Botërorit.

Disa nga komentet e publikut ishin: ‘A luajti vërtet kitarë apo vetëm po bënte sikur?’, ‘Kjo ishte një ninullë’, ‘Kjo ishte performanca më e keqe’, ‘Kjo nuk na duhej’ si dhe ‘Pse Justin Bieber këndoi një këngë si për funeral gjatë finales?’.

Përveç Bieberit, në ceremoninë e finales performoi edhe Shakira, e cila me një paraqitje më energjike arriti ta ngrinte atmosferën në stadium dhe para ekranit.

Megjithatë, pas performancës së Bieberit pati edhe reagime pozitive nga disa fansa, të cilët e vlerësuan anën emocionale të interpretimit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *