Një gabim i komentatorit gjatë finales së Kupës së Botës ka shkaktuar të qeshura te shikuesit, pasi ai ngatërroi këngëtarin e njohur Pharrell Williams me reperin ASAP Rocky.
Në momentin kur kamerat televizive u fokusuan te Pharrell në tribunë, komentatori anglez tha se ishte ASAP Rocky.
Megjithatë, ai e kuptoi menjëherë gabimin dhe u korrigjua duke kërkuar falje për ngatërresën. “Besoj se ky është ASAP Rocky në publik, ose AKA Rocky, më falni”, u shpreh komentatori gjatë transmetimit.
Finalja e Kupës së Botës në stadiumin MetLife u ndoq nga shumë figura të njohura të artit, sportit dhe politikës.
Në mesin e të pranishmëve ishin aktorët Matt Damon, Jon Hamm, Richard Gere, Javier Bardem, këngëtarja Christina Aguilera dhe legjenda e muzikës Mick Jagger.
Përveç yjeve të Hollivudit dhe muzikës, në tribunat VIP ishin edhe presidenti i ShBA-së Donald Trump së bashku me bashkëshorten Melania Trump si dhe mbretëresha spanjolle Letizia.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





