Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 13 vendpunishte në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, pas inspektimeve të realizuara në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës dhe sigurisë e shëndetit në punë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
Për këtë arsye, inspektorët kanë urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në 13 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara.
Inspektorati u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune për punëtorët.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





