Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar dëmet që reshjet e dendura të breshrit shkaktuan këtë të hënë në komunën e Istogut dhe në zona të tjera.
Përmes një postimi në facebook, ajo i bëri thirrje qeverisë në detyrë që të mbajë mbledhje urgjente dhe të ndajë buxhet për kompensimin e tërë këtyre dëmeve. ‘Kjo është detyrë e shtetit.
LDK kërkon krijimin e një skeme të sigurimeve bujqësore, që fermerët të mos mbeten çdo vit në mëshirën e fatit.
Sot nuk duhen arsyetime, duhen veprime konkrete.
Fermerët nuk duhet të lihen vetë, sepse pa ta nuk ka as bujqësi, as siguri ushqimore,’ ka shkruar ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





