Festivali Ndërkombëtar i Animacionit – Anibar u mbyll me sukses në edicionin e 17-të, pas një jave plot filma të jashtëzakonshëm, biseda frymëzuese dhe momente të paharrueshme.
Në këtë edicion, 217 filma u prezantuan në 11 kategori programore, duke sjellë një përzgjedhje të larmishme të animacionit bashkëkohor.
Fituesi i Garës Ndërkombëtare ishte filmi ‘To the Woods’, ndërsa ‘Klonter’ fitoi International Special Mention.
Juria vlerësoi edhe filmin ‘Children of the black sea’ dhe ‘My Good Boy’.
Ky festival sjell kulturë, tradita dhe këndvështrime nga 46 vende të ndryshme të botës.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





