Banorët e Pejës shqetësohen për praninë e qenve endacakë në rrugën ‘Besnik Lajqi’

Banorët e ndërtesave në rrugën ‘Besnik Lajqi’ në Pejë kanë shprehur shqetësimin e tyre për praninë e qenve endacakë, duke thënë se lehjet e tyre gjatë natës po ua pamundësojnë pushimin dhe gjumin.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, qytetarët thonë se problemi vazhdon pavarësisht se Komuna e Pejës ka ndarë mjete të konsiderueshme financiare për trajtimin e qenve endacakë.

Komuna e Pejës ka nënshkruar një kontratë në vlerë rreth 258 mijë euro për trajtimin e mbi dy mijë qenve endacakë, por banorët e zonës thonë se situata mbetet shqetësuese.


- Advertisement -

Ata kërkojnë masa konkrete për zgjidhjen e problemit dhe reagim sa më të shpejtë nga institucionet kompetente.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *