Ramush Haradinaj kujton dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Kosovës

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar përvjetorin e shtatë të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se para shtatë vitesh, kishte deklaruar “se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe ‘Dodik Republika’ për Kosovën janë të papranueshme”, për të cilat qëndrime thotë se i ka edhe sot.

Para 7 viteve dhashë dorëheqje për të dytën herë nga posti i Kryetarit të Qeverisë së vendit.


- Advertisement -

Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si kryetar qeverie por si qytetar, dhe se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe “Dodik Republika” për Kosovën janë të papranueshme.

Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur.

Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, ka shkruar ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *