Prishtina nderon Grupin “Marigona” në një koncert lamtumirës emocionues

Prishtina ka nderuar mbrëmjen e fundit të Grupit ‘Marigona’, në një koncert lamtumirës të mbajtur me respekt dhe mirënjohje për kontributin e këtij grupi ndër vite.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur vlerësimin e tij për këtë mbrëmje, duke thënë se qyteti i dha lamtumirën ‘Marigonës’ ashtu siç e kanë merituar anëtarët e grupit. ‘Mbrëmë, Prishtina i tha faleminderit Grupit ‘Marigona’, me respekt, dashni e mirënjohje.

Ashtu siç i ka hije prishtinalive e siç e kanë meritu anëtarët e ‘Marigonës”, ka shkruar Rama.


- Advertisement -

Ai ka theksuar se është i lumtur që si Kryeqyteti Prishtina kanë mbështetur koncertin lamtumirës të këtij grupi ikonik. ‘Jam i lumtur që si Kryeqyteti Prishtina kemi mbështetur koncertin lamtumirës të këtij grupi ikonik’, ka deklaruar Rama.

Rama ka shprehur gjithashtu mirënjohje për Rave Production, që organizoi këtë mbrëmje lamtumire, duke e cilësuar si një përmbyllje të denjë për një histori që e meritonte.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *