Matt Brown, një prej figurave më të njohura të reality show-t ‘Alaskan Bush People’, është kremuar pas vdekjes së tij tragjike në moshën 42-vjeçare.
Sipas mediave amerikane, hiri i tij është dërguar në Krematoriumin e Qarkut Okanogan në shtetin e Uashingtonit.
Autoritetet konfirmuan më herët se Brown humbi jetën nga vetëvrasja.
Sipas raportit të mjekut ligjor, si faktorë që kontribuuan në vdekje u përmendën edhe zhytja në ujë pas plagosjes dhe prania e metamfetaminës në organizëm, shkruan DailyMail.
Trupi i tij u gjet më 30 maj në një lumë në Qarkun Okanogan, pas një operacioni kërkimor ku mori pjesë edhe vëllai i tij, Noah Brown.
Ky i fundit ishte ai që e identifikoi trupin në vendngjarje.
Pas ndarjes së tij nga jeta, familja publikoi një mesazh prekës, duke e kujtuar Matt si një njeri inteligjent, krijues dhe të apasionuar pas natyrës.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





