Xheneta Fetahu ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale me një set të ri fotografik nga pushimet verore, ku ajo shfaqet në formë të shkëlqyer.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova pozoi mbi një dërrasë paddleboard në ujërat e kristalta, duke treguar linjat e saj trupore në një bikini të kuq.
Ajo përfundoi pamjen me syze dielli me xhama të errët, flokët e kapura pas koke dhe grim të lehtë me buzë në ngjyrë nude.
Stili minimalist dhe eleganca e saj u theksuan edhe më shumë nga lëkura e bronztë.
Xheneta u tregua e relaksuar dhe e plotë vetëbesim duke pozuar nën diell, me detin e kthjellët dhe pushuesit në sfond.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





