Ministrja serbe Paunoviqi: ‘Duhet të kisha përdorur terminologjinë ‘deportim’ në vend të ‘spastrim etnik’

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviq, ka shprehur në një intervistë se duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend të shprehjes ‘spastrim etnik’, duke sugjeruar se fjala e duhur do të ishte ‘deportim’. ‘Me siguri duhej të thosha ‘deportim’, thjesht që të shmangia kaq shumë kritika nga të gjitha anët.

Në fund të ditës, kur vetë ke qenë subjekt i spastrimit etnik, është e natyrshme që shprehja ‘spastrim etnik’ të mbetet në mendjen tënde për shkak të asaj që ke përjetuar’, ka thënë ajo në TV Prva.

Paunoviqi ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, përveç nëse këtë ia kërkon shumica e popullit serb.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *