Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë në konferencën ‘European Partnership Flight’, një nga aktivitetet kryesore të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë (USAFE), e cila synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e aviacionit ushtarak.
Programi i konferencës përfshiu ligjërata profesionale, diskutime tematike dhe punë në grupe, duke krijuar mundësi për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe ekspertizës ndërmjet përfaqësuesve të vendeve partnere.
Në kuadër të aktivitetit u realizua edhe një vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës në Republikën e Shqipërisë, si dhe aktivitete të dedikuara për forcimin e partneriteteve, bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimit kulturor.
Pjesëmarrja e FSK-së në këtë konferencë dëshmon angazhimin e vazhdueshëm për zhvillimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





